Vushtrria tregon forcën përballë 2 Korrikut

Vushtrria dhe 2 Korriku sot janë ndeshur në miqësoren parasezonale të luajtur në stadiumin “Ferki Aliu”.

Vushtrriasit që kanë transferuar shumë lojtarë cilësorë me të vetëmin qëllim inkuadrimin në Superligë, kanë realizuar fitore të thellë, 4-0.

Labinot Osmanit dhe Taulant Avdylit shënuan nga dy herë.