Vushtrria organizon turne ndërkombëtar

KH Kosova nga Vushtrria nga data 29 dhe 30.08.2015 ne palestrën e sporteve “Jeton Terstena – TOTA” organizon Turneun tradicional për nder te jetës dhe veprës se Dëshmorit te Kombit Jeton Terstena – TOTA, dhe qe ketë vit do te jete edhe ndërkombëtar për shkak te pranisë se ekipeve nga shtetet e rajonit

Pjesëmarrës ne këtë turne janë: KH Vushtrria, RK  Komovi nga Mali i Zi, KH Besa Famiglia nga Peja,KH Prishtine dhe KH Kastritoti nga Ferizaj.

Krahasuar me vitet e kaluara turneu këtë vit do te ketë edhe një pjesëmarrës nga Mali i Zi skuadren e RK Komovi, që me siguri i jep një vlerë më të madhe këtij eventi që i kushtohet njërit  nga dëshmorëve të parë të rënë në alltarin e lirë.

Duke e marre parasysh faktin qe ne këtë jave ne qytetin e Vushtrrisë mbahen edhe Seminaret Gjyqtarëve dhe Trajnerëve fundjava në Vushtrri ka epitetin e “Java e Hendbollit”.

Ndeshjet zhvillohen sipas këtij orari:

E shtunë (29.08.2015)

16:00 – Ceremonia e hapjes
17:00   Ndeshja e pare: KH VUSHTRRIA –  KH KASTRIOTI (fituesi direkt plasohet ne Finale)
19:00   Ndeshja e Dytë: KH BESA FAMIGLIA –  RK KOMOVI (fituesi takohet me Prishtinën)

E diel (30.09.2015)

12:00   Ndeshja gjysmëfinale:  KH Prishtina – Fituesin e ndeshjes  ( KH BESA FAMIGLIA –  RK KOMOVI)
17:00   Ndeshja me mes te humbësve të dy ndeshjeve te para
19:00   Ndeshja finale
20:30 Ceremonia përmbyllëse, shpërndarja e mirënjohjeve dhe Kupave. Koktej ne dhomën VIP