Vushtrria në zi, ndahet nga jeta tifozi i Forcës

Tifozi i Vushtrrisë dhe anëtar i tifo-grupit Forca, Qëndrim Aliu, për të cilin u grumbulluan 200 mijë euro që të trajtohet për shërimin e sëmundjes së tij në Turqi, ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Forcës në Facebook, përcjellë Gazeta Olle.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin, për ndarjen nga jeta të Qëndrim Aliut (anëtar i tifozërisë Forca).

Forca s’të harron Qëndrim, do të na mungosh. Allahu të mëshiroftë! Ngushëllime familjes Aliu!”, shkruan Forca.

41611694_2183079615097170_634076505923649536_n

Para disa muajve i gjithë qyteti i Vushtrrisë dhe bamirës nga e gjithë Kosova dhe diaspora iu bashkuan aktivitetit pë grumbullimin e mjeteve financiare, që Qëndrimi të dërgohet në Turqi për shërim.

Mirëpo, ai në fund nuk ia doli.

Gazeta i qëndron afër familjes në këtë moment të vështirë. /Gazeta Olle/

lt-810x471