Vushtrria – Liria, tmerr i madh

Ndeshja e rrethit të katërt të Kupës së Kosovës ndërmjet Vushtrrisë dhe Lirisë, na ka dhënë një pamje të ‘frikshme’, sot.

Stadiumi ‘Ferki Aliu’, i njohur për fushën me baltë, sot tregoj edhe një herë, ‘dhëmbët’, shkruan futbollikosovar.com.

Duke marr parasysh edhe kushtet atmosferike, sot stadiumi ‘Ferki Aliu’, ishte pothuajse i gjithi i baltosur duke pamundësuar edhe lojën e bukur, nga dy skuadrat.

Panvarsisht kësaj aty u shenuan gola, por fituesi u përcaktua vetëm në penallti, që ishte skuadra e Vushtrrisë që fitoj me rezultat 7-6, ndaj Lirisë.