Vushtrria e merr një lajm shumë të mirë para derbit rajonal ndaj Trepçës (FOTO)

Vushtrria e ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së radhës në Ligën e Parë.

Skuadra bardhekaltër e ka marrë një “infuzion” nga diaspora, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Vushtrriasit janë ndihmuar me 25 topa.

Ata i ka dërguar bashkatdhetari që jeton në Suedi, Njazi Behrami.

Për këtë, Vushtrria e ka falënderuar publikisht Behramin.

“Bashkatdhetari jonë i cili jeton dhe vepron në Suedi, Njazi Behrami, dhuron 25 topa për klubin tonë. Shfrytëzojmë që ta rastin ta falënderojmë publikisht”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare.

cats

Ndryshe, Vushtrria nuk e ka nisur aq mirë sezonin e ri në Ligën e Parë.

Skuadra e super-përforcuar zë vendin e tretë me 11 pikë, pesë më pak se KEK-u që kryeson me 16 sosh.

Në xhiron e fundit, Vushtrria dështoi ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Bashkimit, duke luajtur 0:0.

Në xhiron e shtatë, Vushtrria pret Trepçën në “Ferki Aliu”. /Gazeta Olle/

vushtrriaa