Vushtrria bëhet me trajner të ri: Ja kujt i besohet ky post

Skuadra e hendbollit Vushtrria emëron kryetrajnerin e ri.

Brenda klubit vushtrrias konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kanë arritur marrëveshje me Shahinin që gjatë këtij edicioni që ta udhëheq ekipin.

“Shahini është kryetrajner i klubit.  Kemi arritur marrëveshje me të, njëherësh është edhe ndihmëstrajner i selektorit të kombëtares së Kosovës, Taip Ramadani”, bëhet e ditur brenda klubit vushtrrias, që ka synime që të jetë në pozitë sa më të mirë në elitën e hendbollit (meshkujt).