Vushtrria barazon me Trepçën

Vushtrria dhe Trepça e kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore, në kuadër të përgatitjeve para edicionit të ri 2015/16.

Ani pse takimi ishte kontrollues, të dy skuadrat nuk kanë lëshuar pe dhe ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë, 0:0.

Ndeshja mes rivalëve rajonal u zhvillua me fillim prej orës 17:00 në Vushtrri.