Vukiqevic: I kënaqur me pikën, luajtëm ndaj një skuadre që i dha 4 gola Gjilanit dhe luajti baras ndaj Dritës

Trepça 89 dhe Feronikeli kanë luajtur baras 1-1, në takimin e xhiros së 9-të, në Ipko Superligë.

Për vendasit, shënoi Gzim Rusi, kurse rezultatin e barazoi Hoti, 13 minuta para fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikeli, Dejan Vukiceviq deklaroi:

“Jam i pakënaqur me pjesën e parë, praktikisht ia dhuruam golin kundërshtarit, dhe rënia e koncentrimit në këtë pjesë lojë, kështu po ndëshkohemi nga Llapi dhe Drita në minutat e fundit, dhe këto gjërat një ekipi me përvojë nuk duhet t’i ndodhi”, tha fillimisht Vukiceviq për SSK.

“Në pjesën e dytë dolëm krejt ndryshe, ishte një dëshirë tjetër dhe vullnet për fitore, ku e dëshmuan në 20 minutat e fundit ku dëshironin ta fitonim lojën”.

“89-shi, mirë i ka ruajtur sulmuesit tanë, dhe bëmë disa ndryshme në formacion dhe tentuam me lojtar më të shpejt si Zeka, luajtëm me agresiv ndaj tyre dhe mundëm ta fitonim ndeshjen në fund”.

“Unë jam i kënaqur me këtë pikë, sepse Trepça 89 është skuadër që i ka dhënë katër gola Gjilanit dhe nuk ka humbur si mysafir te Drita dhe janë skuadër që luajnë në mbrojtje mjaft mirë”, përfundoi Vukiceviq.