Vritet vajza e këtij sportisti të njohur (FOTO)

Vajza 15-vjeçare e sprinterit amerikan, Tyson Gay është vrarë nga të shtënat në shtetin e Kentakit, raporton policia.

Policia në Lexington tha se Trinity Gay u godit në qafë gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy automjete në një parking të një restoranti.

Ajo u dërgua në spital, ku vdiq më vonë, raportojnë mediat lokale.

Tyson Gay, i cili është nga Lexington, ka konfirmuar vdekjen e saj për stacionin televiziv lokal “Lex 18”.

“Ajo nuk e ka bërë atë. Unë jam shumë i hutuar. Ajo ishte këtu javën e kaluar për pushimet e vjeshtës. Është çmenduri. Unë nuk kam asnjë ide se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ish-kampioni olimpik, transmeton Klan Kosova.

Gay është mbajtësi i rekordit pas Boltit në garat e vrapimit në 100 metra.

Image

 

loading...