Vorskla Potlava nuk mundet pa shqiptar: Nënshkruan me sulmuesin e Partizanit

Sulmuesi i Partizanit të Tiranës është bërë me skuadër të re.

Rubin Hebaj tashmë është transferuar te skuadra Vorskla Potlava në Ukrainë, shkruan GazetaOlle.

Shkodrani pak minuta më parë është prezantuar si blera më e fundit e këtij klubi, ku bën karrierë edhe futbollistët e njohur nga Kosova, Armend Dallku, Debatik Curri e Ahmet Januzi.

Sulmuesi, ka nënshkruar tashmë kontratë që e mban në Ukrainë për dy vitet e ardhshme.

Kujtojmë se së fundi pjesë e Vorsklas ishte Ardin Dallku, vëllau i Armendit, por që është larguar gjatë kësaj vere.