Vonesat në fluturimin Prishtinë – Stamboll, bëjnë që Donjeta Sadiku ta bart flamurin në ceremoninë hapëse të LE Minsk 2019

Shkaku i vonesave me fluturimin nga Prishtina në Stamboll, ekipit kosovar në përbërje prej Agron Kuka, kryetar i federatës së xhudos, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, i është pamundësuar prezenca në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane.
Akili ka qenë i planifikuar ta bart flamurin e Kosovës në ceremoninë e hapjes, pasi xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi do t’i kenë sonte matjet dhe shortin, kurse nesër në mëngjes do të kenë garat.
Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që në ceremoninë e hapjes flamurin ta bartë boksierja, Donjeta Sadiku, kampione e Evropës për juniore “Ordu 2016” dhe nënkampione e botës për juniore “Taipei 2015”
Duke qenë i fokusuar për garën, Gjakova nuk ka dashur të ndalet rreth mungesës së tij në ceremoninë hapëse, duke ruajtur përqendrimin për garën e së dielës.
Për kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka, këto janë gjëra që rrallë ndodhin dhe sipas tij është mëkat për shkak të ndryshimeve në itinerarin e fluturimit, të paraparë fillimisht të enjten, e pastaj të shtyrë të premten, të humbet mundësia për ceremoninë hapëse.
Ceremonia e hapjes së Lojërave Evropiane “Minsk 2019” do të zhvillohet sonte në stadiumin e Dinamos së Minskut, me fillim prej orës 21:00 sipas kohës sonë,