Voller kometon kështu formën e Mehmedit

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Rudi Voeller, ka thënë se Admir Mehmedi është përshtatur shumë shpejt në klub.

Ai ka thënë se në klub janë ndarë të kënaqur me punën e tij gjatë këtyre dy javëve.

“Është përshtatur shumë mirë gjatë kësaj periudhe. Ai ka cilësi të mëdha”, ka thënë legjenda gjermane Voeller, transmeton Koha.net.

Edhe Mehmedi thotë se ndjehet mirë në klubin e ri. “Gjithçka është në rregull dhe unë po e kuptoj mirë se në çfarë stili do të luajmë”, ka thënë Mehmedi, njofton “srf.ch”.

Mehmedi 24-vjeçar te Bayer Leverkuseni u transferua gjatë kësaj vere nga skuadra e Freiburgut. Me Bayer Leverkusenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2019.