Vokrri vjen me deklaratë të madhe për ndeshjen me Finlandën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është shprehur shumë i lumtur me barazimin në ndeshjen ndaj Finlandës.

I pari i FFK-së thotë se këtë ndeshje kanë mundur ta fitonin shumë lehtë

“Ishte një ndeshje e veçantë ndeshje e parë historike në eliminatore. Përkundër vështirësive që i kemi pas ne kemi dhënë maksimumin dhe lojtarët dhanë leksion me lojë dhe angazhim. Kemi mundur të jemi më efikas ta fitojmë ndeshjen mirëpo na mbetet të punojmë të vazhdojmë të mendojmë për ndeshjet e radhës”, për Supersport Kosova