Vokrri uron Shkëndijën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i ka dërguar telegram urimi Shkëndijës së Tetovës.

Klubi shqiptar ditë më parë u bë kampion i Maqedonisë në futboll.

“Shpallja e klubit të futbollit “ Shkëndija” nga Tetova kampion i Maqedonisë, na ka gëzuar dhe nga bërë krenarë edhe neve të gjithëve në Kosovë, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim urimet tona më të përzemërta e të sinqerta. Kontributi i KF “Shkëndija” në zhvillimin dhe afirmimin e futbollit në Maqedoni e më gjerë është i madh dhe i çmueshëm nëpër vite, ndaj shpallja e sivjetme kampion është një punë e zellshme e me përkushtim i të gjithë juve, andaj ne urojmë dhe besojmë se ju do të vazhdoni me këtë përkushtim e suksese, ndërkaq ju urojmë suksese edhe në garat ndërkombëtare përkatësisht në Ligën e Kampionëve”, shkruan Vokrri në urimin e tij, raporton “GazetaOlle.com”.