Vokrri takon kryetarët e klubeve

Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri, të hënën, më 7 gusht, do të ketë takim me kryetarët e klubeve të Vala Superligës së Kosovës, para fillimit të edicionit të ri të garave.

“Takimi do të mbahet në zyrën e presidentit në orën 13.00, ndaj ftohen kryetarët e klubeve të marrin pjesë në këtë takim”, shkruan në njoftimin e FFK-s, raporton Gazeta Olle.

Kjo nuk është hera e parë që i pari i futbollit kosovar takon drejtuesit e klubeve.

Në takim me gjasë do të flitet për mbarëvajtjen sa më të mirë të edicionit të ardhshëm të Vala Superligës dhe rangjeve tjera.