Vokrri: Suspendimet e Blatterit dhe Platinisë, nuk ndikojnë në pranimin e Kosovës

Presidenti aktual i FIFA, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-së, Michel Platini janë të suspenduar me nga tetë vite nga çdo aktivitet në futboll.

Kjo ka ardhur pas hetimeve nga komiteti i etikës së FIFA-së për shpërdorim të pozitës nga ana e tyre.

Ky vendim raportohet se do të hyjë në fuqi menjëherë.

Ky dënim raportohet se i jep edhe fund karrierës së Blatter si udhëheqës i futbollit. Në anën tjetër Platini që është fitues i ‘Topit të Artë’ tre herë, është në krye të UEFA-së nga viti 2007.

Se a mund të ndikojnë në procesin e pranimit të futbollit kosovar, suspendimi i këtyre dy figura botërore, një gjë të tillë për Gazetaolle.com, e sqaron njeriu i parë i futbollit kosovar, Fadil Vokrri. “Ne kemi pasur raporte të mira si me Blatterin ashtu edhe me Platinin. Pranimi i Kosovës është proces dhe nuk besoj se do të kenë ndikime këto suspendime”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Pritet që futbolli i Kosovës të dal nga izolimi gjatë vitit që po vjen. /Olle/