Vokrri: Shqipëria tani ka gjasa reale

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

I pari i futbollit në Kosovë, që ndodhet për pushime në Shqipëri tha se triumfoi drejtësia

“Drejtësia vonon, por ngadalë vjen në vendin e vet. Kështu ndodhi edhe sot. Unë e kam thënë gjithnjë drejtësia në lidhje me këtë takim do të triumfojë. Tani Shqipëria me këtë fitore ka gjasa reale të kualifikohet në ‘Francë 2016’”, deklaroi Vokrri për televizionin Tribuna Channel.