Vokrri: Rizgjedhja e Blatterit, lajm i mirë për futbollin e Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka deklaruar se rizgjedhja e Sepp Blatterit në krye të FIFA-s, është lajm i mirë për futbollin e Kosovës.

Blatter njiher si mik i mirë i futbollit kosovar, pasi në mandatin e tij të fundit, disa herë ka pritur në takim drejtuesit e FFK-së, madje ishte ai që mundësoi lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore të Kosovës.

“Është epilog i pritur, përkundër skandalit me arrestimet e fundit, megjithatë asnjë nga thëniet e deritanishme dhe akuzat që janë bërë, askund nuk është lakuar emri i Blatterit. Nuk janë të rastësishme dhe këto arrestime në prag të kongresit. Duke marrë parasysh se është mik i futbolit të Kosovës, rizgjedhja e tij është lajm i mirë për futbollin e Kosovës”, ka deklaruar Vokrri për Interaktiv të KTV-së.

Ai theksoi se e kanë uruar presidentin e FIFA-s, me rastin e riemërimit të tij. “E kemi uruar edhe sonte (e premte), nesër (e shtunë) do të kemi edhe një bisedë direkte me të ku do t’ia urojmë”, shtoi ai. (Gazeta Olle)