Vokrri qetëson Prishtinën, zbulon bisedën me ministrin Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar të enjten Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga kryetari, Fadil Vokrri, ku ka parë kushtet dhe hapësirat ku punon FFK-ja.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, shumë figura publike kanë reaguar ashpër, pasi u raportua  se Stadiumi i Prishtinës do të kalojë nën pronësinë ë FFK-së.

Por ‘GazetaBlic’ sot ka kontaktuar me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, i cili tha se asgjë nuk është e vërtetë sa i përketë stadiumit.

“Ministri Gashi ka qenë shumë i kjartë në takimin tonë. Nuk është bërë fjalë për stadiumin, por për objektin e FFK-së. E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e devijimit të fjalëve të Gashit nga mediat”, tha Vokrri.

kujtimgashifadilvokrri