Vokrri organizoi pritje për gazetarët në prag të festave të fund vitit (FOTO)

Në hotel “Emerald” në Prishtinë, kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri, organizoi një koktej me gazetarë për fundvitin 2016.

Në këtë takim Vokrri duke i përshëndetur gazetarët e shumtë i falënderoi mediat për mbështetjen dhe mirëkuptimin që kanë pasur për FFK-në sidomos në çështje shumë të rëndësishme dhe tha se sukseset e arritura në vitin 2016 ishin edhe një meritë e mediave.

“Unë besoj”– tha tutje Vokrri – “që edhe në vitin 2017 do të bashkëpunojmë për të mirën e futbollit të Kosovës”.

Ai në fund i ka uruar gazetarët për festat e fundvitit dhe që të kenë një vit të mbarë me shëndet e suksese në punën e tyre.

2 5 6-1

 

 

loading...