Vokrri në Zvicër, takim me zyrtarët e UEFA-s dhe mysafir në gala mbrëmjen e FIFA-s

Kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri udhëtoi për në Cyrih të Zvicrës, ku u takua me anëtarin e KE-së, z. Flamur Bunjaku, më të cilin nesër më 9 janar do të udhëtojnë në Nyon ku në selinë e UEFA-s do të kenë takime me zyrtarë të saj për të biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund t’i ofrojë FFK-së në këtë periudhë.

Ndërsa, në  mbrëmje kryetari Vokrri është i ftuar i FIFA-s, e ku do të jetë i pranishëm në gala-mbrëmjen që FIFA e organizon me rastin e shpalljes së futbollistit të vitit dhe laureatëve tjerë në Cyrih.

Loading...