Vokrri konfirmon miqësoren me Shqipërinë, kërkon edhe kundërshtarë tjetër

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, pas bisedimeve me Armand Dukën e FSHS-së, kanë vendosur që të luajë një takim festiv në Prishtinë, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kemi biseduar para 3-4 dite dhe nuk ka qenë problem arritja e një marrëveshje të tillë. Ideja ka qenë që ata të vijnë pas kualifikimit në Prishtinë, por meqenëse nuk mundur atëherë, do ta luajmë këtë miqësore në datat e lira të FIFA-s për muajin nëntor. Takimi do të luhet në Prishtinë”, ka thënë Vokrri për Gazetaolle.com.

Sa i përket ndonjë kundërshtari tjetër të Kosovës për nëntor, Vokrri shtoj se agjencitë e aranzhuara po punojnë për ndonjë takim jashtë vendit.

Kryetari i FFK-së gjendet momentalisht jashtë vendit në Zvicër. /OLLE/