Vokrri konfirmon kundërshtarin për miqësoren në “Adem Jashari”, pritet zyrtarizimi

Kosova do të luajë më 13 nëntor miqësoren e parë këtë vit.

Kundërshtari i Përfaqësueses tonë do të jetë Letonia, e cila do të zbarkojë në stadiumin “Adem Jashari”.

Kryetari i Federatës së së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka konfirmuar kundërshtarin.

“Jemi afër për të luajtur me Letoninë, por ende nuk e kemi zyrtare”, ka thënë Vokrri për “GazetaOlle.com”.

vokrri

Miqësorja do të luhet në Mitrovicë dhe do të jetë e para në “Adem Jashari”, pas rinovimit të dytë të stadiumit.

Ende nuk dihet se kush do ta drejtojë Kosovën, pas largimit të Albert Bunjakut. /Gazeta Olle/

22219403_1511632428875523_1849665978_o 22243724_1511632652208834_44110578_o 22243718_1511632558875510_698527673_o