Vokrri: Kjo ka qenë ndeshja më e vështirë në karrierën si futbollist

Legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka zbuluar se cila ka qenë ndeshja më e vështirë gjatë karrierës së tij të bujshme si futbollist.

“Në edicionin 1982-83, me Prishtinën kemi luajtur kundër Lirisë. Prishtina me fitore inkuadrohej në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë, kurse Lirisë i është dashur fitorja që të shpëtojë në Ligën e Parë. Prishtina fitojë dhe mund të them se ajo ka qenë ndeshja më e vështirë në karrierën si lojtar”, ka deklaruar Fadil Vokrri, i cili në atë takim ka shënuar gol, raporton Gazetaolle.com.

Vokrri tash e një kohë e drejton Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). /Olle