Vokrri: Bardhi do të na mungojë shumë

Bajram Bardhi, ndërroi jetë, njeriu që ka kontribuar shumë për futbollin e Kosovës. Me këtë rast, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i shpreh ngushëllime familjes së tij. “Lajmi për vdekjen e Bajram Bardhit na prekur thellë gjithë komunitetin sportivë e në veçanti të futbollit pjesë e të cilit ishte gjatë gjithë jetës së tij , ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe futbolldashësve të Kosovës pranoni ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta.

Bajram Bardhi ishte njëri nga personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësimin e futbollit të Kosovës dhe u bëri ballë gjithë stuhive në një kohë shumë të vështirë. Ai do të na mungojë shumë sepse ishte i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Kontributi dhe virtytet e tij do të jenë shembull për brezat që vijnë.
Në këto çaste të vështira për juve, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Bajramit ta përballoni më lehtë”, thuhet në letrën e Vokrrit.