Vojvoda: Nuk ishte për 4-0, niveli i tyre ishte i lartë

Kosova ka humbur ndeshjen e sotme ndaj Anglisë me rezultatin 4:0.

Ishte kjo humbja e parë e Kosovës në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, Mërgim Vojvoda tha se ndihet i zhgënjyer me rezultatin.

“Loja e sotme nuk ishte për 4-0 por ky ishte rezultati, e kemi ditur që ata luajnë mirë sepse jemi gëzua që i kemi në ekip por niveli i tyre ishte i lartë dhe na duhet të mësojmë nga këto ndeshje të skuadrave të nivelit të lartë”.

“Unë dua ti falënderoj gjithë tifozët si vendas kur kemi luajtur ashtu edhe mysafirë, unë mendojë që do të na ndihmojnë edhe në ndeshjet pasuese që do ti kemi”.

“Kosova kishte më shumë raste në pjesën e parë por ata me një rast na shënuan dhe pikërisht këtu Kosova duhet të punojë më shumë”.