Vlora Çitaku njihet si tifoze e flaktë e Barcelonës, por ajo tashmë është me këtë skuadër kosovare

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku njohët si një tifoze e zjarrtë e skuadrës së Barcelonës, por tashmë ajo duket se ka ndërruar skuadër.

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA ka ndërruar mendjen e Çitakut, e cila thotë se tashmë është tifozë e Feronikelit, edhe nëse luan kundër Barcelonës.

“Me Feronikelin, edhe nëse i bie të luaj me Barcelonën”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kujtojmë se Feronikeli do të jetë skuadra e parë në histori që e përfaqëson Kosovën në Ligën e Kampionëve.

vlora citaku