Vllaznisë së Pozheranit i ikin përforcimet (FOTO)

Erdhën me shumë bujë, por u larguan pa fjalë. Yanne Mavoungou (Gaboni) dhe Engobo Iyenze (Kinshasa, Republika e Kongos) janë larguar nga skuadra e Vllaznisë së Pozheranit.

Dy futbollistët e huaj nuk arritën të përmbushin pritshmëritë tek kjo skuadër, derisa nuk bindën drejtuesit e klubit për të vazhduar për të qëndruar edhe më tej në “Ibrahim Kurteshi”, mëson Gazetasheshi.com.

Dy futbollistët kishin ardhur me shumë bujë të madhe tek ekipi i sapo promovuar në elitën e futbollit kosovar, por ata janë larguar ende pa e zhvilluar as një ndeshje.

Mungesa e tyre ishte vënë re edhe gjatë ndeshjes së parë miqësore të cilën Vllaznia e Pozheranit e humbi ndaj Dritës 1-0.