Vllaznia me një këmbë jashtë elitës, jep dorëheqje trajneri Ernest Gjoka

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë pas humbjes së sotme ndaj Partizanit.

Shpresat e vakta për t’i shpëtuar rënies nga kategoria, detyruan trajnerin kryeqytetas që të largohej nga klubi shkodran 2 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Drejtuesve kuqeblu i duhet të gjejnë një trajner të ri për të drejtuar skuadrën deri në fund.

Gjoka do ua komunikojë këtë vendim drejtuesve të skuadrës sot, por me sa duket vendimi i tij është i pakthyeshëm, pasi nuk do të jetë më në drejtimin e Vllaznisë.

Në 2 takimet e radhës, shkodranët do të presin Kukësin dhe do të udhëtojnë drejt Korçës për tu ndeshur me Skënderbeun.