Vllaznia e Pozheranit në Superligë, këtë shkrim duhet ta lexojnë të gjithë (FOTO)

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur edhe për stadiumin në të cilin do të zhvillohen dy ndeshjet jetike të barazhit.

Takimet do të zhvillohen më 3 dhe 4 qershor.

Në ndeshjet e barazhit, Drita takohet me Dukagjinin, ndërsa Ferizaj me Vllazninë e Pozheranit.

Klubi i Vllaznisë së Pozheranit ka bërë apel për mobilizim të madh në këtë ndeshje.

Image may contain: 1 person, playing a sport, crowd and outdoor

Ata apelojnë për përkrahje maksimale derisa kanë postuar një shkrim në rrjetin social ‘Facebook’. “Përshëndetje Pozheran simpatizues te klubit te zemres KF Vllaznia 1973. A jeni bërë gati që te shkruajm se bashku Histori ? Ju futbollist qe keni ardhur deri ketu ka ardhur koha do ja dalim. Qyteza Po pret Vitia dhe gjith fshatrat per rreth që nga 90 minutat e lojës të gjejnë arsye për të festuar deri në mëngjes.

Nuk ka justifikim tjetër, Ne duhet të shkruajm Histori, jo për mua, por për hatër të publikut Tigrat për gjithë Qytezën e Pozheranit që asnjëherë nuk iu lan vetëm.

Atë ditë e keni shansin të iu tregoni nipërve tuaj se një ditë keni qenë legjenda të KF Vllaznis sepse kjo ndjenjë është nga më të bukurat si futbollist. Pas gjithë sezonit kemi shum arsye për të besuar se Superliga na pret sepse ju Pozheranin e keni sjell deri këtu dhe ne Tigrat duam që t’i bëjm shum kilometra me ju për të festuar këtë sukses kudo që ju do luani.

Mendojeni se si do të priteni në “Pozheran”, rrugëve të qytetit, në shtëpitë e juaja, në shoqëri. Atëherë na bëni krenar sepse ju jeni krenaria e vetme e Pozheranit. I tërë Pozherani po pret nga ju, të na bëni krenar.

VLLAZNI Të dua shumë , por më shumë nëse na bëni ENDRREN REALITET TE SHKRUAJM HISTORI

FORCA VLLAZNIA”, shkruhet në shkrimin e Vllaznisë. /Gazetaolle.com

 

Image may contain: 21 people, outdoor