Vllaznia e Pozheranit e paralajmëron Dritën, e ka edhe një apel

Ndeshje tejet interesante na pret në këtë fundjavë në stadiumin e qytetit në Gjilan ku Drita takohet me skuadrën e promovuar në këtë edicion në Vala Superligën e Kosovës në futboll, Vllazninë e Pozheranit, transmeton Gazetaolle.com.

Vllaznia është duke i kryer përgatitjet e fundit për duelin në fjalë.

Faqja zyrtare e klubit u ka bërë apel tifozëve ‘Tigrat’ që të vijnë në numër sa më të madh në stadium. Kjo ndeshje luhet të dielën duke nisur nga ora 16:00.

Vllaznia në mungesë të stadiumit, ndeshjet si vendas i zhvillon në Gjilan.

“Derbi anamoraves, përballja kundër Dritës !

Tanimë dihet gjithçka rreth orarit të ndeshjes, të dielen nga ora 16:00 klubi juaj i qytetit do të përballet me komshinjtë nga Gjilani.

VLLAZNIA – DRITA, stadiumi i qytetit në Gjilan!

Na duhet përkrahja e TIGRAVE në këtë ndeshje ku jemi shumë optimist se klubi nga kjo ndeshje të fillojë periudhen e rezultateve të suksesshme.

Pas pak edhe disa informacione rreth organizimit te fansave te klubit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazetaolle.com