Vllaznia bllokon kalimin e Karabegut në Gjilan dhe largimin e lojtarëve tjerë

Telashe për Gjilanin. Skuadrës së Arbnor Morinës mund t’i dështojë transferi kryesor i janarit.

Kjo për faktin se Vllaznia ka bllokuar kalimin e tij te Gjilani, duke refuzuar kërkesën në ‘fifa connect’.

Burime brenda klubit nga Pozherani tregojnë për Gazeta Sheshi se klubi i ka dhënë të gjitha pagat Karabegut. Madje, mesfushori ka marrë 600 euro më shumë që duhet t’ia kthejë Vllaznisë.

Krahas Fuad Karabegut, Vllaznia ka bllokuar edhe kalimin e Rron Statovcit dhe Albert Kaqikut te Flamurtari.

Burime brenda klubit bëjnë të ditur se detyrimet bazë ndaj lojtarëve janë kryer dhe të njëjtit do të vazhdojnë të mbeten pjesë e klubit nga Pozherani edhe në stinorin vjeshtor.

Kjo gjë vlen edhe për disa emra tjerë që kanë marrë fletëlëshimet, por që ato nuk do të vlejnë, pasi tashmë kalimet do të realizohen me sistemin ‘fifa connect’.

drita vllaznia