Vlera e Milot Rashicës ka nisur të bjerë!

Kriza që ka shkaktuar koronavirusi nuk ka pasur sesi të i prekë edhe klubet e futbollit, madje edhe ato që kanë buxhet bukur të madh.

Ky është një shqetësim i madh, derisa gazeta gjermane “Diechstube” ka shkruar se vlera e lojtarëve në treg vetëm sa po bie.

Njëra ndër to është edhe ajo e Milot Rashicës. Megjithatë, drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann, nuk shprehet i shqetësuar për këtë gjë.

“Miloti i tregoi cilësitë e tij edhe kundër Leverkusenit. Nuk mendoj se një kjo gjë do të ketë ndikim të madh këtë verë”, ka thënë Baumann.

Të kujtojmë se për Rashicën interesim shumë serioz kishte shprehu Leipzig ku skuadra e Werderit shpresonte se do t’i fitonte deri në 40 milionë euro nga shitja e futbollistit të Kosovës, por duket se koronavirusi i ka ndryshuar shumë planet e klubeve dhe vështirë se ajo do t’i ofrojë këtë shumë.