Vjen lajmi i madh, Milani gjigant po rikthehet

Tifozët e Milanit janë më entuziastë se kurrë me ardhjen e pronarëve të rinj kinezë në krye të klubit, të cilët nuk janë kursyer aspak gjatë merkatos së kësaj vere për të përforcuar skuadrën.

Ky entuziazëm është reflektuar menjëherë te numri i abonimeve sezonale që Milani ka arritur të shesë deri tani. Plot 29 mijë tifozë kanë paguar për biletën e tyre që të jenë të pranishëm në çdo takim gjatë këtij sezoni.

Synimi i drejtuesve të Milanit ishte që numri i abonimeve të shitura për këtë vit të kapte numrin 30 mijë, por tashmë që ky objektiv është arritur që në mes të gushtit, qëllimi i ri është shitja e 40 mijë abonimeve, numër i paarritur që nga sezoni 2008-2009.

Ndërkohë vazhdon me ritme të larta edhe shitja e biletave për ndeshjen Milan-Shkëndija. Deri më tani, 5 ditë para takimit, janë shitur 18 mijë bileta.