Vjen ‘divorci’ i radhës tek Vushtrria

Lajmi i radhës nga kampioni i Ligës së Parë, Vushtrria, ka të bëjë me divorc.

Është mbrojtësi, Leutrim Kadriu, i cili ka konfirmuar ndarjen me klubin e rikthyer në Superligë.

“Pas 1 vite tek FC Vushtrria, më nuk do jem pjesë e këtij klubi. Falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, futbollistët dhe tifozët Forca për bashkëpunimin që patëm, iu uroj suksese të mëtutjeshme!”, ka shkruar Kadriu në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Lojtari më parë ka luajtur me Llapin.