Vitin e shkuar ishte startues, këtë vit nuk luan as për ndeshjet e Kupës

Prishtina tashmë është duke i befasuar verbërisht Visar Bekajt, që pa dyshim këtë sezon ishte ndër pikat më të ndritura.

Por sezonin e shkuar portën në shumë ndeshje e kishte ruajtur Alban Muçiqi.

Muçiqi po ashtu kishte pasur paraqitje shumë të mira me Prishtinë dhe mosmarrëveshjet e Bekajt me klubin i kishin shfrytëzuar në mënyrën më të mirë.

Ishte Lutz Lindemann ai që i kishte dhënë besimin portierit Muçiqi, shkruan GazetaOlle.com.

Alban_Muqiqi-sivas

Por këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Bekaj ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin, ndërsa Muçiqi nuk ishte në portë as në ndeshjen e Kupës ndaj Flamurtarit.

Zakonisht shumica e klubeve të mëdha ndeshjet e Kupës ia besojnë portierit të dytë kur ka kualitet.

Muciqi vazhdon të mbetet në pritje të rastit për tu kthyer në katërkëndësh./Gazeta Olle/

muciqi