Vitia u izolua për shkak të koronavirusit, kryetari i klubit dhe futbollistët rrëfejnë situatën kaotike për Gazetën Olle

Sot në futbollin kosovar ishin paraparë që të zhvillohen tri takime në Superligë, dhe disa të tjera në ligat më të ulta në vend.

Por, zhvillimet e fundit gjatë ditës së djeshme, ku dy persona rezultuan pozitiv me epideminë e koronavirusit, kanë bërë Qeverinë e Kosovës që të pezullon gjitha aktivitetet sportive në vend, shkruan Gazeta Olle.

E qyteza e Vitisë, ishte vendi ku është regjistuar rasti i parë me koronavirus në Kosovë.

Tashmë kjo qytez është futuar në karatinë totale, me qëllim të mos përhapjesë së kësaj epidemie.

Gazeta, gjatë ditës ka kontaktuar me Kryetarin e klubit futbollisti Vitia, si dhe me dy lojtarë të kësaj skuadre, për të parë situatën e krijuar atje.

Emini: Skuadra është në pushim, mund të ndikojë negativisht

I pari i klubit të Vitisë, Florent Emini tha se aktualisht skuadra e tij ka pezulluar gjitha akitivetet sportive, pas lajmeve të fundit në vend.

“Sot kemi pasur lojë, por për arsyeje që tashmë veçse dihen, i gjithë ekipi kemi pezulluar gjitha aktivitetet sportive.

Rasti me qytetarin nga fshati Stubëll na ka vënë pak në siklet, por ky vend gjendet larg nga vendi ku ne stërvitemi, ndërsa mendojë që ky pushim mundet të ndikojë negativisht në skuadrën tonë për vazhdim të kampionatit”, tha Emini.

Florent Emini

Kapiteni Emini: Më i rëndësishëm shëndeti, se kampionati

Kapiteni i KF Vitisë, Ridvan Emini për gazetën tha se brengoset për situatën e krijuar në qytezën e tij, ndërsa theksojë se bashkëlojtarët nga qytetet tjera e kontaktojnë vazhdimisht duke u interesuar për situatën e krijuar në Viti.

“I kemi pezulluar stërvitjet pas situatës së krijuar. Gjithsesi, jemi paksa të brengosur jo vetëm ne por edhe jashtë Vitisë, pasi kam kontakte me bashkëlojtarët e mi që janë nga qytetet tjera”.

“Por, për momentin më e rëndësishme është shëndeti sesa rrjedha e kampionatit, pasi edhe shumë kampionate evropiane kanë ndërprerë aktivitetet e tyre deri në një kohë kur situata të jetë më stabile”, tha Emini.

Ridvan Emini

Livoreka: I habitur me analistë, virusin ta marrim me qetësi

Ish futbollisti i disa skuadrave kosovare, Përparim Livoreka, që këtë edicion ka kompletuar transferimin te skuadra  e Vitisë, u shpreh se ndihet i habitur me disa analistë të futbollist, që sipas tyre kampionati i futbollist duhet të vazhdojë edhe në këtë gjendje.

Sipas tij, gjendja e rëndë në zhveshtoret e stadiumeve ka mundur të jetë faktor negativ në përhapjen e këtij virusi.

“Virusi po përhapet shumë shpejt, gjithsesi nëse i përmbahemi udhëzimeve, do të mund të dalim më shpejt nga kjo situatë”.

“Frikë mund të them se ka paksa tek bashkëlojtarët pasi pikërisht rasti i parë është regjistruar në këtë qytet, por gjendemi në shtëpi deri në stabilizim të situatës”.

“Jam i habitur me disa analistë që dje kanë thënë se kampionati duhet të vazhdojë edhe për këtë xhiro, unë çuditem si dikush mund të thotë në këtë situatë të jashtëzakonshme të zhvillohen aktivitetet sportive, duke parë edhe gjendjen infrastrukturore të stadiumeve tona”, tha Livoreka./V.Ibishi – Gazeta Olle