Viti i ri, Messi i vjetër: Shikoni vrapimin e “çmendur” të argjentinasit nga mesi i fushës

Viti i ri, Leo Messi i vjetër. Argjentinasi ka treguar klasin e tij edhe në përballjen me Espanyolin sonte.

Në minutën e 64, Messi ka bërë një sprint të jashtëzakonshëm që nga mesi i fushës, duke iu afruar zonës kundërshtare, përcjellë Gazeta Olle.

Argjentinasi pasoi te Luis Suarez, i cili dështoi para portierit.

Ndryshe, Barcelona barazoi me Espanyolin 2:2.

Barca është në vendin e parë në klasifikimin e La Ligas me 40 pikë, aq sa ka edhe ndjekësi i parë, Real Madrid.

Më poshtë momenti magjik i Messit. /Gazeta Olle/