Viti i Berishës, kjo ndeshje do të jetë më e rëndësishmja për Kombëtaren

Bekim Balaj dhe Etrit Berisha ishin dy futbollistët e radhës që dolën në koferencë për shtyp para ndeshjes miqësore me Francën. Gardiani kuqezi, e konsideron si ndeshje luksi përballjen me “gjelat”. Ai kërkon gjithashtu përqëndrim në takimet zyrtare pasi do që në fund të edicionit të rënditet në vendin e dytë

“Franca është ekip i madh, natyrisht që është luks që të luash kundër tyre. Do ta shfrytëzojmë që të marrim më të mirën. Vendi i dytë është objektiv kryesor për ne, ndaj do thoja që ndeshja me Danimarkën është më e rëndësishmja e sezonit, sepse po morëm rezultat pozitiv, atëherë e fundosim.”

Për sa i përket aktivizimit me Lacion dhe mundësisë së largimit gjatë merkatos së verës, Berisha përgjigjet se e ka pranuar konkurrencën me portierin tjetër dhe se është i gatshëm t’i mbushë mendjen stafit teknik që të fitojë vendin e titullarit. “Këtë vit e konsideroj fantastik si me Lacion, ashtu edhe me Komëbtaren. Me të dyja skuadrat kam bërë sezon të mirë. Për sa i përket Lacios, kur jam futur në fushë, kam dhënë më të mirën. Nuk besoj për largim të mundshëm nga Lacio. Por, do të përpiqem ta fitoj vendin e titullarit te klubi im”, deklaroi Berisha.

Nga ana tjetër Bekim Balaj u ndal fillimisht në apektin personal duke deklaruar se do të liftojë akoma më shumë për ta merituar vendin e titullarit në Kombëtare. “Do përpiqem që të rigjej formacionin me Kombëtaren, pasi nuk jam aktivizuar aq sa duhet. Shkak ka qenë fakti që te Slavia e Pragës gjatë fazës së parë nuk u aktivizova aq sa duhet. Gjatë kampionatit s’kam qenë në formën time më të mirë gjatë fazës së parë, por mendoj se kam rikuperuar. Do të përpiqem që me punën e bërë të rifitoj prapë vendin tim në Kombëtare”.

Për ndeshjen me Francën, shkodrani pohon se është ndeshje e rëndësishme, por ai ndalet më shumë te 4 përballjet që do të luhen në shtator dhe tetor, të cilat sipas tij duhen fituar patjetër “Ndeshja me Francën është shumë e rëndësishme për ne, pasi do të masim veten tonë. Por, do të ishte më mirë që të ishte afër ndeshjeve të shtatorit, pasi nuk e di sa shanse kemi që të përfitojmë sa më shumë.

KAS-i nuk përbën asnjë lloj lajmi për ne, pasi kemi një objektiv përpara, kualifikimin. Ne shohim punën tonë, pikët që jep Lozana janë tjetër çështje”. Shkodrani komentoi edhe kalimin e Roshit te Rijeka ”Jam i kënaqur që Roshi iu bashkua skuadrës time pak ditë më parë. Përveçse tashmë jemi në një ekip, unë e kam mik, sepse kemi luajtur për vite bashkë dhe njihemi prej kohësh. Së bashku kemi objektiva për sezonin e ardhshëm te Rijeka”, deklaroi Balaj