Vitesse e para, Rashica titullar

Milot Rashica ka luajtur një tjetër ndeshje titullar për skuadrën e tij të re, Vitesse. Talenti kosovar nga Vushtrria luajti deri në minutën 68, në fitoren 3:0 të Vitesses ndaj Rodas, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit holandez.

Rashica luajti në krahun e djathtë të sulmit, dhe në fillim të ndeshjes kishte probleme me këpucën e tij, duke rrëshqitur disa herë.

Më pas mori veten dhe dalngadal krijonte edhe hapësira për bashkëlojtarët. Edhe pse goli i mungoi, paraqitja e tij ishte e kënaqëshme.

Vitesse pas dy ndeshjeve del e para në renditje, me një ndeshje më shumë. /Gazeta Olle/