Vite më parë ishin super-fuqi, por sot…(FOTO)

Fillimi i këtij shekulli ka qenë i begatë për skuadrën e Valencias.

Me lojtarë si Mendieta, Kily Gonzales, Jocelyn Angolma, Ruben Baraja, John Carew dhe Claudio Lopez, Valencia kishte arritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, në vitin 2000 dhe vitin 2001, ku ishte mposhtur nga Real Madridi, respektivisht Bayern Munich, shkruan lajmi.net.

15 vite më vonë, klubi nga ‘Mestalla’ po kalon një periudhë shumë të rëndë, duke u renditur në pozitën e 17-të në La Liga, duke rrezikuar edhe rënien nga kjo kategori.

Kjo situatë duket vështirë e përmirësueshme, duke parë që skuadra nuk ka në plan të bëjë ndonjë përforcim shkaku i gjendjen jo stabile financiare.

Kjo situatë ditë më parë shtyri drejt dorëheqjes trajnerin Cesare Prandelli, ndërsa sot dorëheqje të parevokueshme ka dhënë edhe drejtori sportiv Jesus Garcia Pitarch.

loading...