Visar Berisha i tregon Llapit se çka e pret sot në Suharekë

Sot do të zhvillohen katër ndeshjet e para të javës së 14-të në Superligen e Kosovës në futboll.

Në Therandë dhe në Prishtinë priten të zhvillohen dy derbit e kësaj jave.

Ballkani pret Llapin në shtëpi, ndërsa Prishtina kërkon të rikthehet tek fitores ndaj Feronikelit pas barazimit pa gola javën e kaluar ndaj Dukagjinit.

Kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Visar Berisha para kësaj ndeshjes është shprehur se në ndeshjen e nesërme ata do të synojnë vetëm 3 pikë.

“Koha ka qenë shumë e shkurtër për përgatitje të mirëfillta për këtë ndeshje. Jemi shumë të relaksuar sa i përket presionit. Ndeshjes do ti qasemi si ndaj çdo kundërshtari tjetër. Skuadra është në formë të mirë dhe kjo na gëzon tej mase. Kur bëjmë lojëra të mirë çdo herë kemi rezultat pozitiv. Andaj edhe nesër do të jemi 100% të fokusuar dhe të dalim nga ky takim me pikë të plota, tha Berisha.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00.