Visar Bekaj tregon pse dështoi transferimi i tij në Gjermani

Portieri i FC Prishtinës dhe Kosovës Visar Bekaj dhe trajneri i Lirisë Samuel Nikaj janë të ftuar në emisionin e radhës “90 Plus”, i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Visar Bekaj është futbollisti i vetëm nga Superliga e Kosovës që po vazhdon të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Shkak i ftesës janë paraqitjet e mira te FC Prishtina, derisa ai është përfolur edhe për një kalim në Gjermani, te Hoffenheim.

“Ka pasur diçka problem në verë, por shpresoj se transferimi në Gjermani do të finalizohet në janar”, tha Bekaj në “90 Plus”, përcjell Zëri.info.

Tutje, ai foli edhe për situatën te FC Prishtina.

“Ardhja e Armend Dallkut ka kthyer harmoninë në skuadër, ai na njeh ne të gjithë”, vlerësoi Bekaj.

“Si gjithmonë, FC Prishtina ka pretendimet e saj për titullin kampion”, shtoi ai.