Virgil va Dijk: Kjo është arsyeja se pse e refuzova Chelsean dhe Man Cityn

Virgil van Dijk ka zbuluar arsyen se pse e refuzoi Chelsean dhe Man Cityn për Liverpoolin, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Mbrojtësi holandez u bë më i shtrenjëti në histori për pozitën e tij këtë muaj pasi iu bashkua Liverpoolit për 75 milionë funte nga SOuthamptoni.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte kërkoi Van Dijk për ta përforcuar mbrojtjen, gjithashtu edhe Man City e kërkoi si zëvendësim për Vincent Kompany.

Por, 26-vjeçari thotë se mundësia për të luajtur për Liverpoolin dhe nën urdhrat e Jurgen Kloppit ishte e parezistueshme.

van Dijk

”Ju mund ta shihni atmosferën në ndeshjet si vendas – është thjesht e mrekullueshme”.

”Unë jam shumë i lumtur që luaj për këtë klub”.

”Sa i përket Kloppit, të gjithë e njohin at se çfarë trajneri është”.

”Mendoj që jam përshtatur mjaft mirë këtu dhe të gjithë lojtarët tjerë mendoj se do ta donin ni trajner si Klopp”, tha Van Dijk. /Gazeta Olle/

Van Dijk