Vila kalon në Supeligën greke

Emiljano Vila është rikthyer në kampionatin grek, pas vetëm 1 viti. Mesfushori shqiptar pas përvojës te Partizani sezonin e kaluar, ka firmosur një kontratë me Kërkyrën pjesëmarrëse në Superligën e Greqisë.

“Jam shumë i kënaqur. Unë do të doja të falënderoj klubin, presidentin dhe trajnerin për besimin dhe mundësinë, që dhanë për tu rikthyer në Greqi. Na pret një sezon i vështirë, por jam gati që të hedhim sëbashku një tjetër hap përpara” – ka deklaruar Emiljano Vila për faqen zyrtare të klubit.

Mësohet që futbollisti shqiptar do të përfitojë 150 mijë euro. Ai do të bashkohet me Sakis Çolis që e ka patur trajner te PAS Janina. Te kjo skuadër ai luajti për 3 sezone me radhë duke kontribuar sëbashku me Andi Lilën. Emiljano Vila, i cili është edhe pjesë e Kombëtares, e ka nisur karrierën te Teuta, ndërsa në Shqipëri ka luajtur edhe me Dinamon e Partizanin. 27-vjeçari ka patur edhe një përvojë të shkurtër me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.