Video tjetër konfirmon se Baftiu ia zgjati dorën gjyqtarit Shala

Blend Baftiu u raportua se nuk ia zgjati dorën sot gjyqtarit në ndeshjen Vushtrria – Ballkani.

Në videon e Klan Kosovës, shihet jo qartazi që lojtari i Ballkanit, injoron gjyqtarin.

Ndërkohë, sqarimin e jep kamera e KTV.
Baftiu shihet se ia zgjat dorën gjyqtarit, njësoj si bashkëlojtarët tjerë.


Vushtrria mundi 1:0 Ballkanin.