VIDEO/ Sanchez vishet “ziekaltërt”, këto janë pamjet e para nga Milano

Skuadra ziekaltërt nga qyteti i Milanit ka bërë një goditje të madhe.

Tashmë te Interi është transferuar futbollisti kilian, Alexis Sanches, shkruan Gazeta Olle.

Në pamjet e para nga Milano, Sanchez është pritur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të Interit.

Madje tifozët e skuadrës së re kanë kënduar këngë kushtuar futbollistit.

Por E rëndësishme është formula me të cilën Sanchez ka zbarkuar në Milano: formë huazimi pa asnjë lloj obligimi.

Sanchez te Interi bëhet bashkë me sulmuesin tjetër të Manchesterit, Lukaku./GazetaOlle