Vidal vendos përfundimisht për të ardhmen

Arturo Vidal është i lumtur te Juventus dhe nuk e ka ndërmend që të largohet nga Torino. Të paktën kështu ka thënë mesfushori kilian në prag të sfidës ndaj Monacos, në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

“Unë jam shumë mirë te Juventus dhe nuk kam nevojë që të mendoj transferimin në Premierligë apo diku tjetetër. Unë e jetoj të tashmen dhe mund të them që jam shumë mirë me familjen time në Torino”, deklaroi Vidal.

Ai pritet të jetë startues në ndeshjen e sotme ndaj Monacos. /Gazeta Olle