Vettel merr sms nga shtëpia e Schumacherit

Sebastian Vettel fitoi garën e fundit të Formula 1 në Malaysia, me Ferrarin e tij, mirëpo, ai ka zbuluar një moment prekës.

Vettel ka thënë se është uruar nga shtëpia e Schumacherit për triumfin e tij.

“Provova të qëndroja i qetë, por pas atij mesazhi nuk munda të përmbahem”, tha Vettel. “Ua ktheva edhe unë mesazhin, por nisa të qajë.

Ai sqaroi se mesazhi erdhi direkt nga Sabine Kehm, gruaja e Michael Schumacherit, që po shërohet pas aksidentit të rëndë një vit e katër muaj më parë.