Veteranët e Lirisë së Prizrenit në një turne më Ajaxin, Hamburgun…

Veteranët e klubit futbollistik Liria nga Prizreni, do të marrin pjesë në një turne të veteranëve që organizohet në Antalia të Turqisë.

Ky turne zhvillohet nga 22 deri më 27 prill. Në të do të marrin pjesë 40 skuadra, ndër to edhe Hamburgu, Ajaxi i Amsterdamit, Dinamo e Bukureshtit e të tjera.

Lajmin e konfirmon për Gazetaolle.com, Blerim Shishko, kryetar i veteranëve të Lirisë. “Nuk ka qenë e lehtë që ta sigurojmë pjesëmarrjen në këtë turne të rëndësishëm, por për fat të mirë ia arritëm qëllimit”, ka deklaruar Blerim Shishko.